Reagon Lladrovci: Bashkë vazhdojmë, +4!

Reagon Lladrovci: Bashkë vazhdojmë, +4!

Kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi PDK nuk e kandidoi atë sërish për kryetar komune, por e kandidoi Petrit Hajdarin.

Lladrovci tha se “ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre”.

“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di”, shkroi Lladrovci.

“Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim.”

“Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, u shpreh në fund Lladrovci. /Gazeta Enigma

Related Articles