Reagon Mentor Haziri, publikon klipin e mohuar nga TVSh

Reagon Mentor Haziri, publikon klipin e mohuar nga TVSh

Rock këngëtari i njohur Mentort Haziri ka lansuar këngën më të re të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip. Të njejtën e ka shpërndarë në rrjetet sociale me përshkrimin: “Kjo është kënga që s’u pranua në festivalin e RTSH – së … vlerësojeni vet”, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ai është shprehur i zhgënjyer me refuzimin nga komisioni vlerësues për aprovimin e këngëve të produksionit shqiptarë.

Haziri ka marrë shumë komente mbështetëse me fjalët më pozitive për klipin nga miqët, njohës e profesionsitë të fushës.

E kënga përshkruan pesimizmin inkurajues që ndërlidhet me periudhën e pandemisë, dhe humbjen e besimit dhe kurajos nga shumë individë, të cilët në kulmin e skepticizmit janë inkurajuar e mbështetur nga më të dashurit për ta përballuar sa më lehtë pandeminë vrastare që e ka goditur botën gati dy vite më parë.

Ajo që u komentua më së shumti, ishte realizimi i klipit i cili u krahasua me kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare, si San Remo etj:

“Cfarë Festivali i RTSH-së allahile? Kjo koka për Sanremo ”, ishte njëri nga komentet, gjegjësisht ai i Asdren Rrahmanit, i cili njihet në publikun e gjërë si personalitet që flet hapur për nduarndurshmëri çështjesh dhe i thotë gjërat “troç”, pa ekuivoke e komplekse dhe pa pardon kur diçka ngecë, çalon apo (s’)meriton, ndërsa ka pasur edhe komente tjera mbështetëse në postimin e këngëtarit Haziri.

Krijuesit e muzikës që pretendojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurosong”, me këngët e tyre, para se të marrin “vizën” i nënshtrohen vlerësimit të brendshëm nga një praktikë e përhershme e Televizionit Kombëtar Shqiptar – RTSH, si institucion medial kompetent e i autorizuar nga organizatori për “Eurovision”. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles