Ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, së fundmi ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku u shpreh se pas 5 viteve i akuzuar për mashtrim me viza, shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi, u shpall i pafajshëm, shkruan Gazeta Enigma.
Ai ndër të tjera theksoi se ka qanë ndër ngjarjet më të rënda që ai ka përjetuar.
Rreth kësaj ngjarje Gazeta Enigma ka kontaktuar me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Mialim Zeka, i cili u shpreh se gjë më të rëndë nuk ka përjetuar as në kohën kur ka qenë në luftë.
‘Asgjë në jetë nuk kamë përjetuar gjatë këtyre viteve as kur kamë qenë në burgje as në luftë”, tha Zeka.
Dhe ndër të tjera ai u shpreh se pret një kërkim falje pubike nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili sipas tij është marrë me këto çështje kohën kur ka qenë deputet.
“Pres kërkim falje nga ana e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glau Konjufca, një kërkim falje publike i cili kur ka qenë deputet është marrë me këto marria”, tha ndër të tjera ish-deputeti Zeka. GAZETAENIGMA/
Postimi në Facebook: