Reagon Qeveria: Kurti i ka 25 këshilltarë, jo 38

Reagon Qeveria: Kurti i ka 25 këshilltarë, jo 38



Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar pas raportimeve të mediave se kryeministri, Albin Kurti numëron gjithsej 38 këshilltar, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë duke theksuar se aktualisht kreu i ekzekutivit, numëron 25 këshilltarë gjithsej.

“Kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit”, potencoi Kryeziu. Përgjatë shkrimit të tij në Facebook, Kryeziu tha se “Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj”.

LEXO EDHE: Kurti kritikohet për numrin e lartë të këshilltarëve

“Për informim, kabineti i Kryeministrit përbëhet nga këshilltarët politikë, nëpunësit e kabinetit dhe këshilltarët e jashtëm. Ata së bashku përbëjnë stafin e Kryeministrit. Numri 38 i raportuar mbrëmë përfaqëson numrin total të stafit të emëruar të Kryeministrit: 25 këshilltarë, 10 nëpunës, ku bëjnë pjesë zyrtaret ekzekutive dhe administrative, fotografi, zyrtarët e protokollit, asistentët—pra që nuk janë këshilltarë—, dhe të 3 të tjerë të emëruar të kryeministrit”, shtoi Kryeziu. /Gazeta Enigma.

Related Articles