Reagon Raiola: Për 4 muaj më shpallën dy herë të vdekur

Reagon Raiola: Për 4 muaj më shpallën dy herë të vdekur


Pas raportimit të mediave se ka ndërruar jetë, ka reaguar edhe vet Agjenti i famshëm i futbollit, Mino Raiola, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, njoftoi për gjendjen e tij shëndetësore, teksa theksoi se është i inatosur se si u raportua për vdekjen e tij qe dy herë.

“Gjendja e ime shëndetësore për ata që pyesin: I inatosur që për herë të dytë në 4 muaj po më vrasin. Duket gjithashtu e mundur një ringjallje”, shkroi ai.



Po ashtu Doktori italian, Alberto Zangrillo ka konfirmuar se Mino Raiola nuk ka vdekur.

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë ai për Ansa.

Alberto Zangrillo, drejtori i Spitalit së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të San Raffaele demantoi thashethemet për gjendjen shëndetësore të agjentit, Mino

Raiola i shtruar në spitalin San Raffaele ku i ishte nënshtruar një operacioni delikat për probleme në mushkëri janarin e kaluar. / Gazeta Enigma.

Related Articles