Reagon Rama ndaj medias austriake, mohon se ai kishte miratuar bashkë me Vuçiqin idenë për ndryshimin e kufijve

Reagon Rama ndaj medias austriake, mohon se ai kishte miratuar bashkë me Vuçiqin idenë për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mbi disa pretendime të së përditshmes austriake, Der Stardard, se ai ka parë hartën, të njohur ndryshe si “non papers”.

“Çfarë zhgënjimi të shoh një gazetë me reputacion kaq të lartë, të sillet si një shpërndarëse lajmesh të rreme.Unë nuk kam thënë kurrë asgjë mbi ‘non paper’ apo hartën. As nuk kam përfaquar një linjë ndarëse etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme!”, shkrun Rama.

Ndërsa, në artikullin e publikuar nga “DerStandardat” i publikuar më 27 Prill thuhej se Rama i tha medias shqiptare se ai e kishte parë ‘non paper’-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai e kishte parë ‘non paper’-in dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan ndryshimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”.

Related Articles