Real Madrid – Manchester City, formacionet e mundshme

Real Madrid – Manchester City, formacionet e mundshme

Real Madrid dhe Manchester City takohen sërish sonte për ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Eder Militao është i suspenduar dhe do të humbasë ndeshjen për Real Madridin. Ferland Mendy mbetet i dyshimtë shkaku i dëmtimit, por Ancelotti ka konfirmuar se Luka Modric do të startojë. Si rezultat, Aurelien Tchouameni mund të jetë në rezervë.

Ndërkohë, Nathan Ake ka një problem ka munguar në stërvitje, kështu që ai është në dyshim. Ndërkohë Rodri, John Stones, Bernardo Silva dhe Jack Grealish duhet të kthehen të gjithë pasi Pep Guardiola bëri rotacion me lojtarët e tij gjatë fundjavës në fitoren ndaj Leeds.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga; Valverde, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema (c), Vinicius Jr.

Formacioni i mundshëm i Man City: : Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, De Bruyne, Gundogan (c), Grealish; Haaland.

Related Articles