Real Madridi shpallet kampion i botës për klube

Real Madridi shpallet kampion i botës për klube

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Al Hilal me rezultat 5-3 në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube.

Mbretërit e nisën furishëm takimin, duke shënuar dy herë radhazi në dy raste e para.

Zhvillohej minuta e 13-të kur Vinicius Junior shënoi për 1-0 pas asistimit të Karim Benzemas.

Në minutën e 18-të, ishte Fede Valverde që shënoi një gol të bukur për 2-0.

Por vetëm pas tetë minutash Al Hilal u kthye në lojë, kur Moussa Marega shënoi për 2-1.

Edhe më të filluar pjesa e dytë, mbretërit shënuan edhe dy herë të tjera shpejtë.

Në minutën e 54-të, Vinicius Junior asistoi te Karim Benzema, ku francezi shënoi për 3-1.

Pas katër minutash Dani Carvajal asistoi te Federico Valverde i cili shënoi për 4-1.

Al Hilal arriti të zbutë epërsinë në 4-2 me golin e Luciano Viettos, i cili mposhti Andriy Lunin.

Por mbretërit kthyen epërsinë prej tri golash, kur në minutën e 69-të, Daniel Ceballos asistoi te Vinicius Junior i cili shënoi për 5-2.

Goli i tetë në këtë takim erdhi në minutën e 79-të, kur Michael asistoi te Luciano Vietto i cili shënoi për 5-3.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi fitoi trofeun si kampion i botës për klube. /

Related Articles