Reali dhe Bayerni matin forcat për një vend në finale

Reali dhe Bayerni matin forcat për një vend në finale

Sot do të mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi do të mat forcat me Bayern Munich për një vend në “Wembley” të Londrës.

Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabeu”, duke nisur nga ora 21:00.

Takimi i parë  që u zhvillua në “Allianz Arena” u mbyll baras me katër gola të shënuar, dy nga secila anë.

Të martën u kuptua finalisti i parë, e që ishte Borussia Dortmundi, pasi eliminoi Paris Saint-Germainin, me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 2-0.

Ndryshe, finalja e kësaj gare do të zhvillohet me 1 qershor të këtij viti, e që do të jetë në “Wembley” të Londrës.

Është hera e tretë që ky stadium do të jetë nikoqir i një gare kaq të rëndësishme në futbollin evropian.

Related Articles