Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 ndaj Celciticut, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Luka Modric e hapi serinë e golave për të shënuar për 1-0 në minutën e 10-të, raporton Gazeta Enigma.
Rodrygo shënoi për 2-0 në minutën e 21-të nga penalltia.
Mysafirët e humbën penalltinë me Juranovicin në minutën e 35-të.
Ishin Asensio, Viniciu Junior dhe Valverde që shënuan në pjesën e dytë për 5-0.
Golin e nderit për skocezët e shënoi Jota në minutën e 84-të.
Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë.
Kurse, Celticu në vendin e fundit me 2 pikë./GAZETA ENIGMA/