Reali fiton dhe rrëmben kreun, Benzema shënoi golin e 1000-të

Reali fiton dhe rrëmben kreun, Benzema shënoi golin e 1000-të

Real Madridi është lider në Grupin D me nëntë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve.

“Los Blancos” e kanë mposhtur me shumë vështirësi Shakhtarin, 2-1 në Santiago Bernabeu.

Të dy golat për Realin i ka shënuar sulmuesi, Karim Benzema.

I pari që shënoi me të filluar takimi, ishte i 1000-ti për Real Madridin në histori të Champions League.

Më pas, në minutën e 39’, Fernando i shokoi vendasit duke shënuar për 1-1.

Por, në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, vendasit kanë krijuar një aksion mbresëlënëse, për të shënuar për 2-1.

Ishte sërish Benzema ai që realizoi për Los Blancos, që doli të jetë gol i fitores.

Pas kësaj fitore, Real Madridi është lider në Grupin D me nëntë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve.

Related Articles