Reali me përmbysje të ‘çmendur’ ndaj Parisit, shkëlqen Benzema

Reali me përmbysje të ‘çmendur’ ndaj Parisit, shkëlqen Benzema

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së kampionëve pasi ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Paris Saint-Germain.

Spanjollët kualifikohen me rezutlat të përgjithshëm 3-2 nga të dy ndeshjet.

Kylian Mbappe shënoi për 0-1 në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi madrilenëve dhe Karim Benzemës.

Karim Benzema shënoi për 1-1 në minutën e 61-të.

Sulmuesi francez në minutën e 76-të shënoi për 2-1 pas asistimit të Modricit.

Dy minuta më vonë Benzema e kompletoi hat-trickun e tij duke shënuar për 3-1./GazetaEnigma/

Related Articles