Reali mposht Al Ahlyn dhe kualifikohet në finale të Kupës së Botës

Reali mposht Al Ahlyn dhe kualifikohet në finale të Kupës së Botës

Real Madridi ka arritur që të kualifikohet në finale të Kupës së Botës për Klube.



“Los Blancos” triumfuan 1:4 ndaj Al Ahlyt në gjysmëfinale.

Vinicius Junior kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 42-të të ndeshjes.

Në minutën e 46-të, Valverde dyfishoi epërsinë e Real Madridit.

Al Ahly u rikthye, duke ngushtuar epërsinë në minutën e 65-të nëpërmjet Maaloul që shënoi nga penalltia.

Modric në minutën e 87-të e humbi penalltinë, para se në minutën e dytë shtesë Rodrygo të shënonte për 1:3.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Arribas realizoi për 1:4

Në finale, Real Madridi do të përballet me Al-Hilal.

Related Articles