Reali mposht Rayo Vallecanon me golin e Benzemës

Reali mposht Rayo Vallecanon me golin e Benzemës

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat minimal 0-1 ndaj Rayo Vallecanos, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga.

Golin e fitores për madrilenët e shënoi Karim Benzema në minutën e 83-të pas asistmit të Vinicius Juniorit.

Pas kësaj fitoreje Real Madridi pozicionohet në vendin e parë me 60 pikë, nëntë pikë më shumë se Sevilal që është në vendin e dytë.

Ndërsa Rayo Vallecano pozicionohet në vendin e 12-të me 31 pikë./GazetaEnigma/

Related Articles