Realme GT Neo2 mbërriti në Evropë, kushton 450 euro

Realme GT Neo2 mbërriti në Evropë, kushton 450 euro

Pas paraqitjes në tregjet indiane, tajlandeze dhe të Malajzisë, telefoni inteligjent Realme GT Neo2 ka mbërritur edhe në Evropë.

GT Neo2 do të shitet përmes faqes zyrtare të markës Realme dhe dihen edhe çmimet.

Versioni me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme kushton 450 euro, ndërsa versioni me 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme kushton 550 euro.

Modeli me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme nuk do të jetë i disponueshëm për klientët në Kontinentin e Vjetër.

Ai do të ketë tre ngjyra standarde në ofertë, Neo jeshile, Neo blu dhe Neo e zezë.

Kur bëhet fjalë për specifikimet, GT Neo2 ka një ekran të shpejtë dhe të ndritshëm AMOLED 6,62 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz dhe një shpejtësi përgjigjeje prej 600 Hz.

Gjithashtu mundësohet nga procesori Snapdragon 870 i Qualcomm, i cili mundëson edhe lidhjen 5G dhe mundësohet nga një bateri 5000 mAh që mbështet karikimin e shpejtë 65 W.

Bateria do të ngarkohet nga 0 në 100 për qind në pak më shumë se 30 minuta.

Mbrapa është kamera kryesore deri në 64 megapiskelë dhe ultra e gjerë prej 8 MP.

Telefoni inteligjent përdor softuerin Realme UI 3.0 bazuar në Android 12./Gazeta Enigma/

Related Articles