Ministria e Ekonomisë është deklaruar për gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjencës.
Kjo ministri ka njoftuar se prodhimi ditor i KEK-ut është rreth 507 MWh, ndërsa kërkesa për konsum është deri në 450 MWh. Mes tjerash, ministria ka bërë të ditur se çmimi në bursën Hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.
Ndër të tjerash, Ministria e ka akuzuar KEDS-in se po toleron vjedhje të rrymës.
“Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
Ministria e Ekonomisë ka thënë se Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes fjatë muajve në vijim “për t’i ndihmuar qytetarët”.
“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet në njoftim,.
Gjithashtu, ministria e Rozeta Hajdarit, ka njoftuar se Kosova A-A3 dhe A4 janë në prodhim, në Kosova B – B1 është përfunduar remonti dhe është në prodhim, ndërsa në B2 remonti ka filluar dhe pritet të përfundojë më 26 gusht 2022.