Refuzohet ankesa, “Calit” i mbetet dënimi me 15 vjet burg nga Specialja

Refuzohet ankesa, “Calit” i mbetet dënimi me 15 vjet burg nga Specialja

Këtë të martë Gjykata Supreme ka njoftuar se i kanë refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ish-komandantit të njësitit BIA, Salih Mustafës, raporton Gazeta “Enigma”.

Në shtator të vitit 2024 “Cali” ishte dënuar nga Apeli me 15 vjet burg.

“Ndër pika të tjera, Paneli konstatoi se Mustafa nuk identifikoi pse dënimi me 15 vjet burgim përbën shkelje të së drejtës penale. Në lidhje me kërkesën e ZPS-së, Paneli konstatoi se thjesht mospajtimet me vendime të caktuara nuk përmbushin standardin rigoroz i cili kërkohet që një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë të ketë sukses”, thuhet në arsyetim. /Gazeta Enigma/

Related Articles