Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka folur për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet nga 5 prilli dhe do të zgjas deri më 17.05.2024.
Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ky regjistrim është i obligueshëm ligjërisht.
Moti në Maqedoninë e Veriut
Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 26-të, vëmendja në derbin e Gjilanit
Konfiskohet një aparat ultrazëri në Leposaviq, një person e kishte futur ilegalisht nga…
Vetëm njerëzit me IQ të lartë mund ta dallojnë drerin që fshihet pas pemëve
Shkurte Gashi bëhet me veturë super luksoze, Maybach GLS 600 – zbulohet çmimi!
“Nëse regjistruesi të ka lënë letrën tre herë, ti s’je lajmëru, ke qenë jashtë vendit, secili qytetar e ka obligim ligjor këtë dhe mund të ketë një penallti nga 200 deri në 2 mijë euro. 200 është kur s’ka mujt me dhanë intervistën. Çdo qytetarë që s’mund ta jap intervistën e ka obligim me thirrë zonën e vet, komunën apo kojshinë, tregon që je jashtë vendit, ne ja japim kontaktin regjistruesit tuaj dhe është opsioni përmes rrjeteve sociale m`u regjistru pra online”, tha Kastrati.
Ai ka sqaruar që sipas ligjit, ASK-ja do ta dërgojë në Gjykatë çdo qytetar që s’do të lajmërohet për regjistrim.
“Na e çojmë atje, dënimet janë prej 200-2000, varësisht nga arsyeja pse s’je lajmëru, nëse refuzon është deri në 2 mijë euro, por si kena lanë asakujt arsye m`u anku. Mënyra e parë është ballë për ballë, nëse regjistruesi është pasiv qytetari mund ta lajmëroj atë tek organet e komunës dhe ne dërgojmë staf shtesë”, u shpreh Kastrati.
Kastrati ka treguar tutje që janë 3,550 regjistrues në gjithë Kosovën.
“Janë rreth 2,700 regjistrues aktiv në gjithë Kosovën, janë rreth 700 mbikqyrës, janë rreth 300 anëtarë të komunave, 1 regjistrues mesataren ditore e ka 7 ekonomi familjare me i regjistru, por jo më shumë se 10 sepse sistemi vet është i dizajnuar në atë mënyrë”, tha tutje Kastrati.
Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2011