Rekord i zi: 14 vdekje dhe 2541 raste të reja me COVID në Kosovë

Rekord i zi: 14 vdekje dhe 2541 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjeve, raporton Gazeta Enigma.

Nga 12 mijë e 618 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID 2541 pacientë.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Ndërsa, vetëm gjatë 24 orëve janë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles