Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka bërë thirrje që Evropa të hap dyert për të rinjtë kosovarë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Reshitaj tha se sikur mos të politizohej Eurovisioni edhe këtë vit, Gjon Muharremaj, do ta fitonte atë me vendin e parë, ashtu siç u vlerësua nga juria profesionale.
“Evropë, hap dyert për të rinjtë tanë. Janë aset i çmuar për shtëpinë tonë të përbashkët!. Kosova e shqiptarët edhe një herë i treguan Evropës që janë vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian”, tha Reshitaj.
“Sikur mos të politizohej Eurovizioni edhe këtë vit, Gjon Muharremaj nga Gjinoci i Suharekës, që mundësi të vetme për të shpreh talentin e jashtzakonëshëm e kishte përfaqësimin përmes Zvicrës vend në të cilin jeton, sot do ta fitone Eurovizionin me vendin e parë ashtu siq edhe e vlerësoi Juria profesionale e Eurovizionit.”
“Sido që ndodhi, ai Zvicrës i dha fitorën me vendin e tretë. Kosova me djemtë e vajzat e saj, të cilët kanë pas fatin të fillojnë një jetë jasht grilave të vendilindjes së tyre janë mesazhi me i qartë për ne, Evropën e miqtë tanë. Të rinjtë e shtetit tonë janë aset i çmuar për shtëpinë tonë të përbashkët Evropën”, shkroi Reshitaj.