Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të borës dhe moti do të jetë kryesisht i vranët.
Si pasojë e reshjeve të borës dhe bllokimit të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës për Gazetën “Enigma” thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale si dhe autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Edhe pse pati reshje bore pa ndërprerë, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë e Infrastrukturës.
Tutje, nga ministria thonë se në vartësi nga renditja e prioriteteve bazuar edhe në kategorizimin e rrugëve, kujdes tjetër i veçant po u kushtohet edhe rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica here pas here. /Gazeta Enigma/