Reuters shkruan për arrestimin e 48 policëve në Kosovë

Reuters shkruan për arrestimin e 48 policëve në Kosovë

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për arrestimin e  48 policëve në Kosovë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy doganierë të cilët besohet se kanë marrë ryshfet për lejimin e hyrjeve së mallrave ilegale në vend.

Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në më shumë se 400 raste në vepra kriminale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, thuhet tutje në shkrimin e Reuters, transmeton Gazeta Enigma.

Ndryshe ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës dhe është duke vazhduar ende./Gazeta Enigma/

Related Articles