Erërat e forta kanë hedhur në tokë pjesë të fasadës nga ndërtesa më e lartë ‘’Soliteri’’ në Gjilan, duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve, shkruan Gazeta Enigma.
Banorët e kësaj ndërtese menjëherë kanë lajmëruar edhe policinë, e cila menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes për mbajtur gjendjen nën kontroll.
Policia tani është duke ndaluar qarkullimin e njerëzve dhe veturave në këtë pjesë. /Gazeta Enigma/