Rezultatet përfundimtare, këto janë komunat që përmbyllën garën dhe ato që shkuan në balotazh

Rezultatet përfundimtare, këto janë komunat që përmbyllën garën dhe ato që shkuan në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 12 tetor 2025.

Rezultatet  përfundimtare janë shpallur për 35 komunat e vendit, nga 38 sa janë gjithsej.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi se rezultatet do të publikohen ditëve në vazhdim në Prishtinë, Junik dhe Mamushë, pasi ka ankesa në PZAP që janë ende në shqyrtim.

Komunat kryesore të vendit, mes tyre Gjakova, Gjilani, Prizreni, Peja, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Fushë-Kosova dhe Vushtrria – do të vendosin fituesin në raundin e dytë. Në Gjilan, Alban Hyseni i LVV-së u ndal në vetëm 49.80 për qind, duke qenë më pak se një pikë larg për ta mbyllur garën pa balotazh.

Ndërkohë, 11 komuna, me shumicë shqiptare, e mbyllën procesin që në raundin e parë. Deçani, Gllogovci, Istogu, Kamenica, Lipjani, Podujeva, Skenderaj, Shtimja, Ferizaj, Malisheva dhe Hani i Elezit siguruan fitues pa balotazh.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.

Duke klikuar KËTU mund ta shihni dokumentin e publikuar nga KQZ, ku në detaje mund ta dini se sa vota mori secili kandidat nëpër komunat e Kosovës.

Related Articles