Universiteti Publik “Kadri Zeka’ në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën 3 vjeçare, raporton Gazeta Enigma.
Ky vendim vije nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje, pasi ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtar mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Ky universitet, për herë të parë këtë vit sjellë katër programe të reja të nivelit Master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare.
“Në Fakultetin e Edukimit janë akredituar; Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor (MA)”.
“Në Fakultetin Juridik është akredituar programi: Juridik Penal (LLM”).
“Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është akredituar programi: Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (Msc)”, thuhet në njoftimin e “Kadri Zeka”.
“Po ashtu për periudhën tre vjeçare ( 1 tetor 2021 -30 shtator 2024) janë riakredituar programet Fillor (BA) dhe Parashkollor (BA) në Fakultetin e Edukimit, programi Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA) në Fakultetin Ekonomik. Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, është riakredituar edhe Programi E-Qeverisja (Msc), për tre vitet e ardhshme, kurse programi Shkencat Kompjuterike (BA) është akredituar për periudhën 5 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2026)”.
Procesi i vlerësimit institucional dhe të programeve studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar institucionin në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, nivelin e studentëve, të diplomuarit/alumnit, punëdhënësit si dhe hisedarët e jashtëm./Gazeta Enigma/