Sërish janë kthyer shifrat alarmante të infeksionit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë ka njoftuar se të shtunën nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës.
Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. / Gazeta Enigma.