Ka filluar rinumërimi i votave të diasporës për Komunën e Dragashit, raporton Gazeta Enigma.
Nga rinumërimi i votave, KQZ ka bërë të ditur se Bexhet Xheladini nga Lidhja Demokratike ka marrë 470 sosh, ndërsa Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 173 vota.
Madje, në lidhje me këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së nga kjo komunë, Faton Ramadani, duke e konfirmuar fitoren e partisë së tij.
Duke publikuar një foto me kandidatin e LDK-së, Bexhet Xheladini, ia ka bashkangjitur përshkrimin: Fitore, teksa në fund fare falenderoi edhe diasporën opojane. /Gazeta Enigma/.