Rinumërimi: Shkon në 4 mijë numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 të tjera për Nait Hasanin

Rinumërimi: Shkon në 4 mijë numri i votave që u zbuluan të vjedhura për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 të tjera për Nait Hasanin

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme të votat e kandidatëve për deputetë.

Dallime të dukshme janë vërejtur tek votat e disa kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas të dhënave aktuale të KQZ-së,  kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi rezulton me 4,006 vota më pak pas rinumërimit, ndërsa pas tij Nait Hasani është me minus -2,204  vota. Kujtim Gashi  ka po ashtu humbje të madhe të votave, me 1,551 vota më pak, ndërsa Arianit Çollaku është me  -1,393 vota.

Dallimet në votat e kandidatëve janë të theksuara edhe brenda partive të tjera. Në Vetëvendosje  është Arbër Rexhaj, i cili pas rinumërimit ka 434 vota më pak.

Pas tij vijnë Rea Krasniqi me 392 vota më pak, Valon Ramadani me 318 vota më pak dhe Dafina Alishani me 258  vota më pak.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kandidati Xhavit Uka pas rinumërimit ka 1,019 vota më pak, Driton Selmanaj 749 vota më pak, Anton Quni 429 vota më pak, ndërsa Visar Azemi 321 vota më pak./

Related Articles