Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është shprehur se efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.
“Sipas KOSTT, menjëherë parmbrëmë kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Ju falemnderit të gjithëve!”.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka publikuar një manual për kursimin e energjisë elektrike./Gazeta “Enigma”/