Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se shumë shtete nuk kanë mundur të menaxhojnë këtë situatë. Ajo tha se rruga më e lehtë për të tejkaluar këtë krizë është kërkesa e prodhimit vendorë.
Tutje, ajo foli edhe për ndarjen e 20 milionë eurove për të mbuluar koston e importit të energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Rizvanolli tha se ndarja e këtyre mjeteve është bërë me qëllim që qytetarët të mbrohen në rastin kur kriza energjetike thellohet.
“Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 20 milionë eurosh për të mbuluar vlerën e importit të energjisë, për të subvencionuar importin e energjisë për qytetarët, për konsumatorët e rregulluar është fjala. Përmes këtij veprimi, ne kemi mbrojtur qytetarët e Kosovës kur kriza është në pikën më të keqe”, ka thënë ajo.
Ministrja njoftoi se sot Qeveria ka marrë vendim që t’i kthejë dividendën prej 20 milionë euro KOSTT-it. Kjo sipas saj është bërë me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të ndërmarrjes dhe të sektorit.
“Ne mbledhjen e sotme ne kemi votuar për t’i kthyer KOSTT-it dividendën prej 20 milionë euro në mënyrë që të ruhet likuiditeti i ndërmarrjes dhe të ndihmohet likuiditeti i sektorit, vetëm për të mundësuar punimin e mirë të ndërmarrjes, pas kërkesës që është bërë nga KOSTT për Qeverinë e Kosovës për të rikthyer dividendë që është marrë gjatë rishikimit të buxhetit para disa muajsh”, deklaroi Rizvanolli.
“Shtet jo vetëm ne por edhe tjerat shume pak kanë mundur të menaxhojnë këtë situatë. Sikur ne të mbulonim kërkesat nga prodhimi vendor është faktori i vetëm që do të na lehtësonte. Brenda një dite kemi pas rënie totalisht të tri blloqeve. Situata është përkeqësuar në tregjet botërorë, prodhimin e energjisë dhe çmimet”, u shpreh ajo
Po ashtu ajo ka theksuar se aktualisht si vend nuk jemi në rrezik pasi që masat të cilat i ka marr KOST do të lehtësojnë menaxhimin.
“Falë KEK-ut që ka arrit të mbuloj kërkesën kemi arritur të gjendemi më të lehtësuar. Aktualisht nuk jemi në rrezik. Masat që janë marr dje dhe sot janë me vendim të KOST-it në mënyrë që mos ta rrezikojmë anëtarësinë në KOST. Fakti pse na kufizon me Serbin është Alokimi i kapaciteteve dhe shfrytëzimi komercial që e lidhë Kosovën me Serbinë”, tha ajo./Gazeta Enigma/