Rizvanolli njofton se KRU Mitrovica ka marrë nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin-Potok

Rizvanolli njofton se KRU Mitrovica ka marrë nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin-Potok

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të enjten ka njoftuar kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka marrë nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin-Potok, e që deri sot ishte nën menaxhim të strukturave paralele, raporton Gazeta Enigma.

Njoftimin e dha në faqen e saj në Facebook.

“Kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional. Tash e tutje, KRU Mitrovica do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Rizvanolli mes tjerash ka thënë se e drejta bazike e qytetarëve tani do të realizohet në mënyrë të sigurt dhe të barabartë për të gjithë.

Related Articles