Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka premtuar se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën për arritjen e sigurisë energjetike.
Rohde ka thënë se Kosova duhet të përdorë potencialin e saj për energji të ripërtëritshme.
“Kosova duhet të përdorë potencialin për energji të ripërtritshme. Kjo do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe arritjen e sigurisë energjetike. Gjermania do ta mbështesë Kosovën në ndërtimin e një parku solar 100 MW. Nuk është thëngjilli, por era dhe dielli duhet të jenë e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Edhe ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann e cila qëndroi në Kosovë të shtunën për mes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova duhet të promovojë energjinë diellore para asaj e bazuar në thëngjill.
???????? State Minister @AnnaLuehrmann with strong case for climate: ???????? needs to make use of its potential for renewables. Will help tackle the climate crisis & achieve energy security. ???????? will support ???????? in building a 100 MW solar park. Not coal, but wind & solar should be ????????’ future https://t.co/rgZUvOqAPS— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 24, 2022