Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me nevojën për një fushatë informuese për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.
Rohde në një postim në X është në linjë të njëjtë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili thekson se në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën qeveria bëri siç duhet fushatë informuese për qytetarët.
Ai thotë se e njëjta nevojitet tani edhe për çështjen e dinarit serb.
“Kolegu im nga Bashkimi Evropian, Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së.
Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, Qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, shkruan Rohde.
My EU🇪🇺 colleague Tomas clearly states why we need a sufficiently long transition and information period for the CBK regulation. With its 4-month campaign before #Visalib, the 🇽🇰 government has shown that it knows how to communicate properly. We need that again now! https://t.co/CxaEEUqZcN— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 9, 2024