Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.
Ai bëri këtë deklaratë gjatë një diskutimi të mbajtur sot, transmeton Gazeta Enigma.
Rohde theksoi se qëllimi kryesor i këtij procesi është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal.
Ambasadori gjerman gjithashtu përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të hequr njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë-Hercegovinën nga 1 janari 2025./GazetaEnigma/