Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm me granata dore ndaj zyrës së postës në Zveçan, raporton Gazeta “Enigma”.
Në reagimin e tij të bërë në platformën “BlueSky”, Rohde ka thënë se kjo është e papranueshme.
“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë”, tha Rohde.
Kryediplomati gjerman në Kosovë tha se përparimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor.
“Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ambasadori Rohde.
Një granatë dore ka shpërthyer mesnatën e së hënës në Zveçan, ku cak i sulmit ishin zyrat e Postës së Kosovës. E një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësiteve adekuate të policisë. /Gazeta Enigma/