Roma – Feyenoord, gjithçka që duhet të dini për finalen e Ligës së Konferencës që luhet në Tiranë

Roma – Feyenoord, gjithçka që duhet të dini për finalen e Ligës së Konferencës që luhet në Tiranë

Roma dhe Feyenoordi do të zhvillojnë sot (e mërkurë) përballjen në kuadër të finales së Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

Giallorossët shihen si favoritë për këtë përballje të madhe, pasi Jose Mourinho është një trajner që ka përvojë të madhe me finale, por edhe për ndeshje me presion të lartë.

Në anën tjetër, Feyenoordi do të shpresojë që ndenja për një triumf jetik dhe rrugëtimi i vështirë për të arritur deri këtu, t’i motivojnë për të fituar trofeun.

Në Tiranë mbrëmë ishte një kaos i vërtetë, pasi tifozët e skuadrës holandeze shkatërruan pothuajse çdo gjë që u doli për përpara.

Autoritetet shqiptare janë aktivizuar në një numër edhe më të madh sot, para finales së Ligës së Konferencës, në mënyrë që të mos ketë më skena të tilla. 

Related Articles