Ronaldo “çmend” tifozët me paraqitjen e tij të fundit në Madrid me Bugattin luksoz

Ronaldo “çmend” tifozët me paraqitjen e tij të fundit në Madrid me Bugattin luksoz

Cristiano Ronaldo, ylli i Al-Nassr së fundmi u paraqit në qytetin e Madridit me makinën e tij, Bugatti Centodieci.

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, kaloi në qytet me makinën e tij që kap vlerën e 8 milionë euro.

Shfaqja e tij me këtë makinë, që janë vetëm 10 copa në botë, bëri bujë të madhe në Madrid dhe u filmua nga shumë tifozë.

Ronaldo gjatë dy ndeshjeve të muajit mars në fazën para-kualifikim në Euro 2024 shënoi katër gola, në dy fitoret e Portugalisë.

Related Articles