Ronaldo me mesazh të fuqishëm në fitoren e parë të Unitedit pas shkarkimit të Solskjaerit

Ronaldo me mesazh të fuqishëm në fitoren e parë të Unitedit pas shkarkimit të Solskjaerit

Cristiano Ronaldo ka bërë një postim motivues pas fitores 2-0 të Manchester Unitedit ndaj Villarrealit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi golin shumë të rëndësishëm për të thyer bllokimin në Estadio de la Ceramica pas 78 minutash.

Kjo ishte fitoja e parë e Djajve të Kuq, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer në fund të javës së kaluar.

Nga ana tjetër, Michael Carrick e mori po ashtu fitoren e parë si trajner i përkohshëm i skuadrës dhe u lavdërua për taktikat e tij.

Duke dërguar një mesazh për fansat përmes profilit të tij në Instagram, Ronaldo shkroi: “Gjithmonë është e mrekullueshëm të luajë në Spanjë, mahnitëse për të fituar në Spanjë, i kënaqur për të shënuar në Spanjë, një vend ku jam ndjerë gjithmonë i veçantë”.

“Urime djemve për një fitore të madhe që na vendos aty ku i përkasim! Ne jemi Man. United dhe nuk do të ndalojmë kurrë së luftuari për këtë klub! Le të shkojmë, Devils!”.

36-vjeçari u rikthye në këtë verë te Manchester United nga Juventusi, derisa është lojtari më me impakt te skuadra angleze deri më tani në këtë edicion.

Related Articles