Mbyllet derbi i Ligës Premier: City fiton me rezultat komod në udhëtim te United

Mbyllet derbi i Ligës Premier: City fiton me rezultat komod në udhëtim te United

Manchester City e ka fituar derbin ndaj Manchester United me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi 1-0, falë një auto-goli të realizuar vetëm shtatë minuta që startoi ndeshja përmes Eric Baillyt. Një auto-gol nga Eric Bailly dhe një i realizuar prej Bernardo Silvas,u mjaftuan Citizens që të merrnin tre pikë.

United tentoi të këndellej shpejt pas golit të pranuar, por presioni i mysafirëve u rrit edhe më shumë, e që rezultoi me golin e dytë për dyfishimin e avantazhit në minutën 45′.

Manchester City ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.44, me Manchester United që u vlerësua 6.57.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Joao Cancelo që detyroi kundërshtarin ta fuste topin në rrjetën e tij dhe asistoi te Silva,duke u notua me 8.9.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte që u vlerësua me Bailly që u vlerësua me 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Manchester United, vlerësimet e lojtarëve

Manchester City, vlerësimet e lojtarëve

Related Articles