Ronaldo nuk jep premtime: Nuk ka ndeshje të lehta, jam më i motivuar se në vitin 2004

Ronaldo nuk jep premtime: Nuk ka ndeshje të lehta, jam më i motivuar se në vitin 2004

Cristiano Ronaldo ka folur për Kampionatin Evropian, që do të startojë të premten mbrëma në orën 21:00, më sfidën mes Italisë dhe Turqisë.

Portugalia është në Grupin F, të quajtur ndryshe si grupi i vdekjes me Gjermaninë, Francën dhe Hungarinë.

Kampioni nis mbrojtjen e titullit me 15 qershor kundër Hungarisë.

Ai nuk ka dhënë parashikime, as premtime, por ka thënë se është i motivuar dhe se e gjithë skuadra do të japin gjithçka gjatë Euro 2020 për të fituar ndeshje pas ndeshje.
“Nuk ia vlen të premtosh fitimin e trofeut apo të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar”, u shpreh CR7.

“Pritshmëritë janë të mëdha, ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”.

“I respektojmë të gjitha ekipet kombëtare. Jemi në fazën finale të një Kampionati Europian, nuk ka ndeshje të lehta. E pres këtë Evropian si të ishte i pari për mua. Ndihem po aq ose më i motivuar se në vitin 2004, ne jemi kampionë në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për suksesin përfundimtar”./Gazeta Enigma/

Related Articles