Cristiano Ronaldo, 38 vjeç, është duke shijuar një pushim me familjen e tij.
Gjatë këtyre ditëve, ai vazhdimisht ka publikuar në rrjetet sociale fotografi udhëtimet me jaht, në të cilat duket se ndjehet shumë rehat.
Këtë të hënë, ylli i futbollit përdori llogarinë e tij në Instagram për të publikuar disa fotografi të reja nga jahti.
Në imazhet e ndara me afro 600 milionë ndjekësit e tij në Instagram, Ronaldo tregoi trupin e tij të formësuar.
Por siç rëndom ndodh, një detaj tjetër ra në sy nga ana e ndjekësve të tij, të cilët nuk mund të mos vinin re diçka të pazakontë: thonjtë e këmbëve, të cilët ishin të lyer.
Kjo nuk është hera e parë që portugezi komentohet për diçka të tillë, pasi në një mënyrë të pashpjegueshme, ai i ka lyer shpesh herë thonjtë e tij të këmbës, raporton telegrafi.
Aktualisht, Cristiano Ronaldo luan për Al-Nassr, një ekip në Arabinë Saudite, si dhe për Kombëtaren e Portugalisë.