Roth: Vuçiq është fajtor për dhunën në veri (VIDEO)

Roth: Vuçiq është fajtor për dhunën në veri (VIDEO)

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag) Michael Roth, shpreson se më 14 shtator nga Brukseli, ku takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do dalin rezultate konkrete e pozitive.

Pas një varg takimesh që I kishte me akterë të ndryshëm shtetëror e politikë në Prishtinë, deputeti gjerman mbajti konferencë për media.

Thotë se shtetit i tij i mbetet besnik, ujdisë së Ohrit për normalizim të raporteve mes dy vendeve ballkanike, e si parakusht për çdo përparim e sheh krijimin e Asociacionit.

“Më lejoni të jem shumë I qartë. Në mënyrë rigoroze jamë kundër Republika Srpska 2.0 këtu në Kosovës. Por një strukturë federale, një ndarje fer e kompetencave që nuk është rrezik për unitetin e Kosovës, do të mund të ishte një opsion që të tejkalohen mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe të përmbushen zotimet që janë në tavolinë qe një kohë të gjatë”,tha Roth.

E fort konkret anëtari i Bundestagut, ishte kur foli për situatën në veri të Kosovës, ku kërkoi depërshkallëzim, adresoi akuza të ndaj Serbisë dhe presidentit të saj.

“Përplasjet në veri të Kosovës ishin totalisht të papranueshme dhe po Qeveria e Kosovës merr përgjegjësinë për disa gabime. Por në fund të fundit, zotri Vuçiq ka përgjegjësinë për turmën brutale që sulmuan  ushtarët e  KFOR-it. Prandaj serbët e kaluan vijën e kuqe. Kjo është totalisht e papranueshme

Të parpanueshme për Roth, janë edhe masat ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur Kosovës, pikërisht për siç thotë Brukseli zyrtar, “mos deeskalimin e situatës në veri”.

Sipas anëtarit të Bundestagut, këto sanksione nuk zgjidhin asgjë. Gati të pamundur ai e konsideron edhe mundësinë që të ketë pezullim të heqjes së vizave për kosovarët.

“I bindur jam se është koha për liberalizim vizash. Pezullimi I kësaj nuk është ide e mirë dhe e menqur. Nuk e di nëse kjo është çështje kundërthënëse mes dy qeverive. Jam falënderues ndaj kancelarit Olaf Scholz dhe ekstermisht falënderues për presidentin francez Emmanuel Macron, që kanë marrë përgjegjësi e zotime personale për të zgjidhur problemet këtu në terren”,përfundoi Roth në përgjigje për Klan Kosova.

Sipas një vendimi final të nënshkruar në Parlamentin Evropian në prill të këtij viti, shtetasit e Kosovës do gëzojnë udhëtimin në zonën Schengen pa viza nga 1 Janari 2024.

Related Articles