Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar në Ferizaj pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë rrahur mes vete në një lokal.
Ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë rreth orës 22 e 10 minuta.
Pas trajtimit që kanë marrë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që në gjendje të dehur janë rrahur në mes vete në një lokal. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajte”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta “Enigma”/