Rrahja e qytetarit, vëllai dhe nipi i Halil Thaçit kryetarit të Obiliqit mbahen në paraburgim deri më 20 janar

Rrahja e qytetarit, vëllai dhe nipi i Halil Thaçit kryetarit të Obiliqit mbahen në paraburgim deri më 20 janar

Vëllai dhe nipi i kryetarit të Obiliqit nga Vetëvendosje, Halil Thaçi, janë dërguar në paraburgim nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një qytetar nga fshati Baimofc.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Periskopin, përmes një përgjigjeje me shkrim, se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit deri më 20 janar 2026.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit e ka iniciuar rastin si ‘Lëndim i lehtë trupor’, në bazë të nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila është aprovuar deri më datë 20.01.2026”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Më tej bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Periskopi javën e kaluar kishte raportuar A. Th., dhe  E.Th., e kishin sulmuar një person me një boks të hekurit dhe një shufër bejsbolli, ndërsa viktima ka marr lëndime në fytyr dhe është dërguar në tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Related Articles