Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike mes disa personave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti ka ndodhur të shtunën, ku lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë, njofton Policia.
“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor . Dy si të dyshuar të tjerë pjesëmarrës në rast janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Sulm”. /Gazeta Enigma/