Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për këtë rast dy persona janë shoqëruar në polici.
Rastin për Gazeten “Enigma” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Informata është pranuar rreth orës 21:30, për një rrahje të ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona. Aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Ahmeti.