Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se rritja e fundit e pagave është bërë në janar të vitit 2018 për 4%.
Jasharaj ka thënë se kur udhëton me autobus, qytetarët e shohin ndonjëherë si armik, shkruan Gazeta Enigma.
“Një e keqe që është plasuar te opinioni dhe unë këtë nuk po e them për reklamë, unë udhëtoj çdo ditë me autobus çdo ditë Pejë-Prishtinë, Prishtinë-Pejë, e hetoj në autobus një ndjenjë, që unë e kuptoj se qytetarët janë lodhur me skamjen dhe e kuptoj kur flitet veç për ne, ata na shohin nganjëherë, mua sidomos si armik.”, u shpreh Jasharaj në RTV21.
Ai shtoi se SBAShK-u po kërkon që Qeveria t’i realizojë kërkesat e tyre dhe se ata do t’u thonë mësimdhënësve që kërkesat e tyre po realizohen dhe që të ulen dhe të bëjnë diçka për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.