Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen ka thënë se pas 9 shkurtit do të ketë ndryshime të mëdha për familjet në Kosovë.
“Gjithë kjo mbështetje në secilin qytet kudo që shkojmë e kudo që veprojmë në qytetin e Haxhi Zekës, në qytetin e Gërvallëve, në secilin kudo që shkojmë do të punojmë që vendin të gjithë atyre që e kanë cenuar familjen t’ua tregojmë”.
“Nuk na mbetet tjetër gjë të gjithëve të punojmë maksimalisht sepse interesi ynë është dinjiteti dhe krenaria, që të angazhohemi që të 9 shkurtit të jetë ndëshkim për ata dhe për veprat e tyre”,ka thënë Rrahmani.