Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, sapo ka njoftuar në një konferencë për media se ai dhe deputeti tjetër i LVV-së, Visar Korenica, kanë dhënë dorëheqje nga partia më e madhe në vend.
Ai tha se dyshja tani janë pjesë e AKR-së dhe Partisë së Drejtësisë, ndryshe me emrin “Lista për Familje”, për të cilën tha se është “më ndryshe që buron nga qytetarët dhe për qytetarët”
“Për mua tani është përgjegjësia më e madhe ti prij një bashkimi për ruajtjen e familjes”, tha Rrahmani. /Gazeta Enigma