“Rrëshqitje dheu, dëmtime në ura”, Policia del me apel për shoferët pas situatës me vërshimet

“Rrëshqitje dheu, dëmtime në ura”, Policia del me apel për shoferët pas situatës me vërshimet

Policia e Kosovës ka dalë më një apel për pjesëmarrësit, pas situatës së fundit të krijuar nga reshjet e shiut.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se si pasojë e reshjeve, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara.

Shoferëve u është bërë thirrje që ta përshtasin vozitjen me kushtet e rrugës.

“U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme. Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në apel.

Ndryshe, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka paralajmëruar më herët se situata me vërshimet mund të përkeqësohet në rast se do të ketë reshje të reja.

Related Articles